Lajme

Kurti: Barazia sociale fillon me barazinë gjinore, prioriteti jonë mbeten gratë dhe vajzat

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 22 July 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë barazi sociale nëse nuk ka barazi gjinore.

Në një postim në “X”, ai ka renditur disa nga të arriturat e qeverisë së tij, duke thënë se po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“51% e të rinjve të punësuar nëpërmjet platformës sonë të sponsorizuar nga qeveria, SuperPuna së bashku me 55% të përfituesve të masës sonë të punësimit për familjet janë gra. Ne kemi mbështetur vende pune për mbi 12 mijë gra në tre vitet e fundit”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se kanë zbatuar masa të synuara ndaj bizneseve në pronësi ose në bashkëpronësi të grave dhe u kanë dhënë atyre grante dhe subvencione më të larta në kuadër të programeve të efiçiencës së energjisë.

“Më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë bankare për herë të parë. Mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat tona të lehonisë. Në tre vitet e fundit ne kemi financuar mbi 4600 bursa universitare për gra dhe vajza në STEM. Ata tani përbëjnë 50% të studentëve në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës – një arritje e jashtëzakonshme e barazisë gjinore në fushat tradicionalisht të dominuara nga meshkujt”, ka shkruar tutje Kurti.

Ai ka thënë se kanë integruar politikëbërjen me bazë gjinore në fusha të tilla si energjia, duke ofruar bursa dhe praktika për gratë në energji.

“Numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet drejtuese. Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, ka përfunduar Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera