Lajme

Kurti – bachelor i elektroteknikës – “ngel” në matematikë, gabon në zgjidhjen e një ekuacioni të klasës së 6-të

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 04 September 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të një shkolle në Komunën e Podujevës, të mërkurën, në tentim për të impresionuar filloristët, i përvjeli mëngët, për të zgjidhur një ekuacion të thjeshtë matematikorë.

Por, megjithatë i diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë dështoi në zgjidhjen e një ekuacion linear i cili mësohet në klasën e 6-të.

Rezultati përfundimtar i detyrës së zgjidhur nga ana e Kurtit doli të jetë X = 5.

-Advertisement-

Sipas matematicientëve rezultati do të duhej të ishte X = 0.

Zgjidhja e saktë e ekuacionit linear sipas matematicientëve

Në një panel diskutimi, Kurti kishte deklaruar se ai e kishte përzemër lëndën e matematikës saqë “kishte vrapuar pas profesorëve më të mirë” të kësaj lënde mësimore gjatë studimeve universitare.

“Profesorët më të mirë të matematikës nuk kanë qenë në FSHMN, por kanë qenë në Fakultetin e Elektroteknikës. Edhe Ejup Hamiti edhe Hajdar Peci, e unë kam vrapuar pas profesorëve më të mirë, ku shkonin ata shkoja edhe unë”, thoshte Kurti.

Njëri ndër profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Salem Lepaja, kishte thënë se Kurti në atëbotë në provimin pranues për në Universitet kishte marrë pikë maksimale.

Lepaja, në një intervistë për mediat në Kosovë, e kishte cilësuar Kurtin si studentin më të mirë të asaj kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera