Lajme

Kurti: As deputeti më i mirë i opozitës s’mund të flasë në emër të veteranëve protestues

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 16 June 2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partitë politike në kuvend nuk mund të flasin si përfaqësues të veteranëve të luftës.

“Nuk mendoj që një deputet opozitar – edhe më i miri – mund të flasë në emër të protestuesve. Është gabim të legjitimohet në emër të protestuesve kur nuk është aty fare”, është shprehur Kurti në foltoren e kuvendit.

“Kur organizoja unë protesta kam dalë në ballë të protestuesve dhe kamë folur në emër të tyre. Prandaj s’e kam problem legjitimitetin. Nuk mund të flisni në emër të protestuesve. Pra nuk jeni në situatën që isha unë dikur”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera