Kurti arsyetohet për redukimet: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s’konzervohet në frigorifer
Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 24 December 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë televizive ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.
“Jemi kritikuar që është dashur të blejmë energji elektrike më herët por nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh në frigorifer je shumë i ekspozuar ndaj çmimeve të bursës dhe nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës
Shefi i ekzekutivit kosovar tha se situata me rrymë s’pritet të përfundojë shpejt.
“Kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë evropën por neve na ka goditur si një popullësi e varfër që jemi por ne po përpiqemi që përmes subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 ta zbusim sado pak këtë situatë. Kjo situatë nuk do të mund të përfundojë shpejt meqë këto ditë ngarkesa bazë është 900 megavat ndërkaq shpenzimi maksimal arrin në 1.4 gigavat ndërkaq i gjithë kapaciteti prodhues sikur të punonte edhe blloku B2 nuk do të mund të kalonte 900 megavat prodhim”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se çmimi i rrymës që Kosova po e importon është shumë i lartë.
“Ne jemi të detyruar të importojmë energji elektrike dhe këtë jemi duke e bërë me çmime bukur të shtrenjta sepse bursa ndërkombëtare është goditur rëndë nga çmimet e larta të gazit. Ne subvencionojmë konsumin dhe do të ndihmojmë familjet që janë më të varfra por edhe kemi bërë thirrje që ta racionalizojnë shpenzimin”, shtoi ai.
Të tjera
-
Mot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kr...
-
Gjendje e jashtëzakonshme në Kalifornia, shkak gripi i shpendëve
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si ...
-
Sarajeva e mbuluar nga smogu, banorët kërkojnë veprime urgjente
Fluturimet u pezulluan dhe qytetarët u këshilluan të qëndronin brenda pasi nj...
-
Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka koment...
-
Mbledhje e jashtëzakonshme qeverie, Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes
Mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjte...
-
Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click...
-
Sejdiu për rritjen ekonomike: Prezantimi i shifrave nga Kurti komplet të pasakta
Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, rr...
-
Krasniqi: Hamza edhe dy here të tjera ka premtu rritje të pagave dhe të dyja herët e ka realizu premtimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një in...
-
Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Kurti: SHBA mike speciale, Ambasadori Hovenier njeri i mrekullueshëm, gjithmonë do të jetë në zemrat tona
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë është mbajtur një pritje lamtumi...
-
Limaj: Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka lavdëruar pu...
-
Memli Krasniqi: Kemi vizion të qartë dhe projekte konkrete për ta zhvilkuar vendin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ftuar në e...