Kurti: Aplikimi në BE, ditë historike për popullin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 15 December 2022
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa aplikimin Kurti ia ka dorëzuar ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek.
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.
“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.
Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.
“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.
Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.
“Ne jemi sot [14 dhjetor] së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe Bashkimi Evropian të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të Evropës së tërë, të lirë e në paqe”, tha Osmani.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha përmes një deklarate me shkrim se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për paraqitjen e aplikacioneve janë të përcaktuara me Traktatin e BE-së”, tha Pisonero.
Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se “çdo vend evropian”, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.
Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.
Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane.
Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më shumë përparim në negociatat e anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur sivjet këto negociata, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.
Pengesë për Kosovën, tash për tash, është edhe fakti se pesë vende të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e saj.

Të tjera
-
Samiti i SEECP-së në Tiranë: Begaj pret liderët e Evropës Juglindore, Kosovën e përfaqëson Osmani
Nën drejtimin e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Tiranë po mbahet ...
-
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të ...
-
Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se sot kanë mbërritur në Prishti...
-
Komuna e Prishtinës fiton betejën me “Pastrimin”, ja vendimi i plotë i OSHP-së
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me vendim i ka hapë rrugë Komunës së Pri...
-
Mustafa për deklaratën e Trumpit: Duhet të merret shumë seriozisht, por nuk shoh situatë favorizuese
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për Klankosova.tv li...
-
Një 54 vjeçar që jetonte i vetëm gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë
Një burrë 54 vjeç, i cili jetonte i vetëm, është gjetur i vdekur në banesën e...
-
KQZ tregon datat kur qytetarët mund të ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 28 qershor deri ...
-
Artan Abrashi tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV
Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Prizren dhe njëherish edhe deputet i Kuv...
-
Aktakuzë kundër katër personave në Prizren për shitblerje n*arkotikësh, detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër kat...
-
Balena shfaqet në brigjet shqiptare – këto janë pamjet nga helikopteri
Një balenë është shfaqur në ujërat pranë Karaburunit. Artan Shkreli ka nda...
-
Qytetari në Istog dorëzon në polici portofolin me 320 euro
Një qytetar në Istog ka gjetur një portofol të një gruaje. Portofolin me 3...
-
Para zgjedhjeve lokale – Kurti vendos gurthemelin për Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Shtime
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Shti...