Kurti: Ambasadori Jashari ka vizituar ndaras tre policët, duke ngrënë drekë janë sulmuar e rrëmbyer nga rreth 15 persona
Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 20 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka folur për tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe të mërkurën e 14 qershorit.
Kreu i Qeverisë tha para gazetarëve se më 14 qershor u shtrua agresion i Serbisë ndaj Kosovës me rrëmbimin e tre zyrtarëve, dhe sipas tij kjo është një hakmarrje direkte nga Policisë së Kosovës.
Kryeministri Kurti tha se arrestimit i serbit “Llune” u përcoll nga ana e Serbisë me hakmarrje, duke përdorur kështu aksionin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
“Në mesditën e 14 qershorit u shtrua agresion i Serbisë ndaj Kosovës me rrembimin e tre zyrtareve te policise tone thelle ne brendi te Republikes. Kjo është hakmarrje direkte ndaj Policisë së Kosovës, sepse po luftohet krimi i organizuar, me synim destabilizimin, kur dhe patëm propozuar planin 5 pikesh për de-esklaim të situatës në veri. Arrestimi i “Llune” shfaqi efikasitete të jashtëzakonshem dhe nga ana e Serbisë u përcoll me hakmarrje. Serbia përdori aksionin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Aty ka qenë edhe KFOR-i, kanë gjet gjurmët,, edhe prangat lidhëse plastike të forcave të Serbisë. Rrëmbimi është zhvilluar me plan, atij të njesitit special anti-rrorust dhe të formacionit të njohur “Kobra”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë arresimit në Serbi, por rrëmbim brenda Republikës së Kosovës, e për këtë ai tha se ka kontaktuar edhe me ndërkombëtarët që lirimi i tyre të jetë i menjëhershëm.
“Nuk bëhet fjalë për kurrëfar arestimi në Serbi, por rrëmbim në Kosovë. Janë kontaktuar ndërkombëtarët që të lirohen sa më shpejt”, tha Kurti.
Kurti gjithashtu tregoi se ambasadori Jetish Jashari i ka vizituar të tre policët e rrëmbyer në burgun e Kralevës, derisa tha se këta të fundit ia kanë përshkruar në detaje ditën kur dhe ndodhi rrëmbimi.
Siç tha Kurti, tre policët i kanë thënë ambasadorit Jashari se në momentin e rrëmbimit kanë qenë ulur tek një tryezë e improvizuar për të ngrënë bukë, tha kanë parë që janë rrethuar, sulmuar e rrëmbyer nga rreth 15 persona.
“Jemi në komunikim me zyrën ndërlidhëse në Serbi, ambasadorin Jetish Jashari – ai ka qenë në kontakt me institucionet atje. Jashari sot i ka vizituar tre policët që po mbahen peng nga Serbia, ndaras njërin pas tjetrit. Përshkrimi i policëve si ka ndodh rrëmbimi eshtë i njëjtë, thonë në momentin e rrëmbimit kane qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, kanë qenë duke ngrëne drekë së bashku kur 15 personat i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Të tre e thonë rrefimin e njëjtë, kur u pyten ndaras nga ambasadori ynë Jetish Jashari. Kjo heq cfarëdo dileme për ata që dëshirojnë të jenë skeptik”, tha Kurti.
Të tjera
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...