Kurti: Adem Jashari është gjallë edhe sot
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 05 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 25 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari ka thënë se përvjetori i parë i kësaj ngjarje ishte shënuar me moton “Ai është gjallë”, “përpara se të vinte prapë marsi dhe kjo ceremoni të bëhej e përvjetshme dhe të shënohej me emrin “Epopeja e UÇK-së”.
“Në këtë 25 vjetor të Epopesë të UÇK-së le të kujtojmë fillet e kësaj tradite përkujtimore të nisur me 5, 6 dhe 7 mars të vititi 1999, kur ushtarët e UÇK-së për herë të parë thanë “Ai është gjallë”, ka thënë Kurti.
“Ai është gjallë edhe sot, veçanërisht sot, veçanërisht te ju ushtarët e FSK-së”.
Në këtë ceremoni përkujtimore, Kurti ka folur folur dhe për ushtarët, oficerët dhe nënoficerët e FSK-së.
“Sa here që e veshni uniformën tuaj mos harroni që po e mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit, kryekomandtit të UÇK-së”, ka theksuar Kurti.
“Ishte kjo luftë që jo vetëm na çliroi nga pushtuesi dhe okupatori dhe më pas na solli shtetin e Republikën, por dhe ajo që na krijoi hapësirën për të jetuar në liri dhe na hapi rrugën të krijojmë institucionet demokratike e të qëndrueshme. Kështu nga një popull i pushtuar nga shekulli i kalur, në këtë shekull jemi bërë shoqëri moderne që respekton të drejtat e njeriut, dhe që qdo ditë është duke u bërë më përparimtar”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Këtë të diel janë bërë 25 vjet nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.
Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Ngjarja e fillimit të marsit të vitit 1998 ishte e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, duke ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore, e kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.
Më 5 mars të këtij viti bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuara nga forcat paramilitare serbe që nga viti 1991 deri më 1998. Synimi i tyre ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën ishin duke ia bërë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Të tjera
-
Këta janë tre anëtarët e një familje që vdiqën tragjikisht sonte në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë,...
-
Imri Ahmeti: Në Topliqan na treguan që përkushtimi për fitore është i palëkundshëm
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti është pri...
-
Daut Haradinaj: Peja me rrethinë do të jetë fituese me Kosovën Fituese
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Hamza për rritjen e pagave dhe pensioneve: Veç vdekja mundet me m’ndal
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin” – Demhasaj reagon ashpër pasi Gërvalla e quajti Ramush Haradinajn të ashtuquajtur hero
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Këta janë 3 zyrtarë policor që mbetën të lënduar në aksidentin në Çubrel
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën magjistrale Mi...
-
Edhe pesë të lënduar nga aksidenti në Çubrel, katër prej tyre zyrtarë policorë
Në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt, vdiqën sonte tre persona civil...
-
Bedri Hamza nga Shala e Lipjanit: Fryma e fitores është përhapur anekënd Kosovës
Bedri Hamza pas tubimit masiv me veteranët e UÇK-së, ka takuar edhe banorët e...
-
Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë –...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjaë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – ...
-
Memli Krasniqi: Me PDK’në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër respekti dhe dinjiteti për veteranët gjithmonë prioritet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me qindra veteranë të UÇK-së, inval...
-
Gjeneral Rrahman Rama: Takim emocionues me shokët e luftës dhe familjet e dëshmorëve
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ish-komandanti i UÇK-...