Kurti: 25 vjet nga zhdukja e luftëtarit Behajdin Allaqi, ende i pagjetur

Autori: Gazeta inFokus
23:17 | 11 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistin politik dhe luftëtarin Behajdin Allaqi.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se këtë të diel janë bërë 25 vjet që kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behajdin Allaqi u zhduk në rrethana të pasqaruara plotësisht.
Kurti ka theksuar se që nga atëherë nuk dihet saktësisht çfarë ka ndodhur me të, siç deri sot nuk është gjetur as trupi i tij.
“U bë një çerekshekulli prej kur është zhdukur Behajdin Allaqi, aktivisti politik dhe luftëtari i lirisë! Teksa shënojmë ditët e çlirimit të qyteteve tona dhe të vetë Kosovës në qershor të vitit 1999, sot janë bërë 25 vite nga dita e 11 qershorit 1998, kur ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Behajdin Allaqi u zhduk në rrethana të pasqaruara plotësisht”, ka shkruar Kurti.
Shok në angazhimin e tij politik me figura të njohura si Afrim Zhitia, Fadil Vata e Ukshin Hoti, Behajdin Allaqi ishte anëtar i organizatës Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës.
“Si anëtarë i LPRK-së (LPK-së), Behajdini kishte marrë pjesë në mbledhjet dhe proceset e rëndësishme që themeluan dhe i dhanë formë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Për shkak të aktivitetit të tij patriotik, Behajdini u arrestua më 1 gusht 1993 nga autoritetet jugosllave dhe pas një procesi gjyqësor, më 11 nëntor, bashkë me katër shokë u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren, me dy vjet e tre muaj burgosje, të cilat i vuajti në burgun e Dubravës.
I diplomuar për filozofi dhe sociologji në Universitetin e Prishtinës, Behajdin Allaqi e vazhdoi punën e tij si profesor në gjimnazin e Prizrenit deri më 1998, kur ky themelues i UÇK-së edhe e veshi uniformën e kësaj ushtrie popullore.
“Në një periudhë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte në ngritje dhe strukturim e sipër dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për profilin e tij prej aktivisti me mendim të mirëformuar politik dhe prej luftëtari idealist e patriotik, Behajdin Allaqin e zhdukën duke e lënë përherë në mbërje jetën e tij prej çlirimtari”.
“Në kujtim të veprës së lavdishme të heroit të lirisë së Kosovës, Behajdin Allaqit”, përfundoi kreu i ekzekutivit.

Të tjera
-
Humb në plazhin e Golemit 4-vjeçarja Hana
Një vajzë 4 vjeçare ka humbur nga plazhin e Golemit. Siç bëjnë të ditur me...
-
Kadrijaj thotë se VV qëllimshëm po e mban të bllokuar Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj thotë se moskonstituimi i Kuvendi...
-
Mustafa: Përgjegjësia për bërjen e 61 votave i takon Kurtit dhe Vetëvendosjes
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të 35-të të konstituimit të ...
-
Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për me...
-
Vazhdon ngërçi, dështon konstituimi i Kuvendit për të 35-ën herë
Ka dështuar edhe përpjekja e 35-të për konstitutuimin e Kuvendit.Lëvizja Vetë...
-
Krasniqi: Çdo 48 orë vijmë me shpresën që do të dalin me emrin e ri të kryeparlamentarit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoës, Memli Krasniqi, foli shkurtimisht p...
-
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë
Disa qytetarë të Kosovës aktualisht po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, ...
-
Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të ...
-
Guri komenton ‘nomadët’ e kryeministrit në detyrë: I vetmi në Kosovë që nuk ka shtëpi është Kurti
Deputeti i betuar i LDK-së, Paris Guri ka komentuar deklaratën e kryeministri...
-
KESCO: Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar
KESCO ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i ...
-
Arben Gashi: Kurti dhe partia e tij duhet ta gjejnë zgjidhjen
Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provua...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit do të mbajë ...