Kurti: 100 bursa për nxënësit dhe 500 bursa për studentët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/akkkkk.png)
Autori: Gazeta inFokus
16:49 | 22 June 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi sot me përfaqësuesit e komunitetit rom. Në një tryezë të organizuar, Kurti përmendi disa zhvillime që siç tha janë pozitive për komunitetin.
Ai veçoi vendimin e Qeverisë për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nismën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për dhënien e 100 bursave për nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për studime në Fakultetin e Edukimit.
Po ashtu, përmendi edhe ndarjen e 500 bursave shtesë nga Ministria e Arsimit për studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në drejtime të tjera të studimeve, shrkuan Telegrafi.
“Kryeministri foli edhe për programin për 100 praktikantë, me prioritet për komunitete, që tash janë të angazhuar në ministritë dhe komunat. Ai tha se më vonë gjatë vitit do ta kemi edhe një konferencë, ku aty mund t’i ndajnë përvojat e tyre për të inkurajuar të tjerët prej komuniteteve, të kontribuojnë me aftësitë e tyre, me dijen e përvojën e tyre nëpër institucione”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Gjatë muajve të verës, thuhet se Zyra për Çështje të Komuniteteve do ta shpallë thirrjen e radhës për grante për aftësim dhe punësim të komuniteteve, sepse “ky është prioritet si për Qeverinë tonë, ashtu edhe për komunitetet”.
“Zyra për Çështje të Komuniteteve i ka 1.5 milion euro për ndarjen e granteve për komunitetet sivjet, dhe organizata joqeveritare dhe media rome kanë aplikuar për fonde në thirrjen e fundit të Zyrës. Një e arritur që u përmend është “Platforma digjitale për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian” që është lansuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në Zyrën e Kryeministrit”.
“Ju ftoj që t’i inkurajoni anëtarët e tjerë të komunitetit ta shfrytëzojnë, ashtu që institucionet ta kenë një pasqyrë sa më të qartë se ku po ndodhin shkeljet. Nuk mund të kemi respektim të ligjit për një qytetar të një komuniteti e mosrespektim për një qytetar tjetër të një komuniteti tjetër. Sepse barazia e qytetarëve është e garantuar në republikë, theksoi kryeministri”.
U tha se të gjitha këto, dhe shuma masa të tjera, janë përfshirë në “Strategjinë për komunitetet rom dhe ashkali”, që është përgatitur nga Zyra për Qeverisje të Mirë, pas konsultimeve me komunitetet.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
KFOR lëshon një deklaratë pas takimit me kryeministrin Kurti, ky është qëndrimi i tyre për urën e Ibrit
KFOR deklaron se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret ...
-
Latifi: Kosova ka rënë shumë poshtë në përceptimin e diplomacisë ndërkombëtare
Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit që po n...
-
Kokalari: Serbët kanë filluar të kenë profil pozitiv në ShBA
Shqiptaro-amerikani Gary Kokalari, i cili ishte pjesë e lobit shqiptar në ShB...
-
Dejona Mihali i përgjigjet Haradinajt, ia kujton një postim të Isa Mustafës që e akuzonte për vrạsje civilësh të hedhur në Radoniq
Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëv...
-
Hovenier: Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Kosovës për ndihmë juridike për Radoiçiqin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e...
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për punët që po zhvillohen në Urën e Ibrit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me komandantin e KFOR-it, Oz...
-
PSD-ja mbështet protestën e minatorëve të Trepçës që mbahet të enjten
PSD-ja mbështet protestën e minatorëve të Trepçës që mbahet të enjten Kjo ...
-
Lajmërohet Petkoviq: Edhe kur SHBA dhe anëtarët tjerë të QUINT paralajmërojnë qartë, Kurti shkel dialogun dhe idenë e normalizimit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
Kryeziu: Nëse hapja e urës mbyllë urat e bashkëpunimit me aleatët, do të mbahemi të gjithë përgjegjës për veprimet e qeverisë
Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim përmes një postimi ka folur në lidhje ...
-
Vulini e falënderon Moskën për “paralajmërimin për tentim-puç” në Serbi
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, bisedoi në Moskë me sekreta...
-
Tomë Gashi i përgjigjet Hovenierit: Hapja e urës së Ibrit nuk rrezikon ushtarët amerikanë
“Ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë...
-
“Tërhiqet” Ukraina, Kievi: Nuk duam të aneksojmë Kurskun
Ukraina nuk po përpiqet të aneksojë territoret ruse. Kështu ka bërë të ditur ...