Kurteshi – KQZ-së: A ka ndonjë masë apo ndonjë përjashtim për Radojiçiqin?

Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 14 November 2023
Kuvendi Zgjedhor i Listës Serbe ishte temë diskutimi të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se pas shqyrtimit të dokumenteve të pranuara nga Lista Serbe, rezulton se zgjedhja e kryetarit, kryesisë dhe nënkryetarëve është në përputhje me Rregulloren për Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike dhe statutin e kësaj partie.
Ndërsa Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pyeti nëse janë marrë masa ndaj ish-nënkryetarit të kësaj partie, Millan Radojiçiq.
“A ka ndonjë masë apo ndonjë përjashtim për shkak se e ka pranuar vetë se ka marrë pjesë në sulmet terroriste, nuk po dua t’i përmend emra sepse dihet por po dua të di nëse është shkarkuar për shkak të veprimeve kundër rendit kushtetues”, pyeti Kurteshi.
Por, përgjigje nuk mori nga Besnik Buzhala. Ai tha se për shkak të interesimit të madh nga mediet dhe numrit të madh të pjesëmarrësve, nuk janë dëgjuar të gjitha vendimet por që konstaton se zgjedhja e kryesisë ka qenë konform ligjeve.

Të tjera
-
Pa gradime, zyrtarë policorë mbajnë pozita në të cilat s’janë emëruar
Prej më shumë se pesë vjetësh, procesi i gradimeve në Policinë e Kosovës ësht...
-
Katër gra e një burrë viktima të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në q...
-
Sot afati i fundit për deklarimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Sot, më 28 prill, është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare t...
-
Avokati i të dyshuarit për sụlm ndaj Belgin Jasharit: Ai ka kërkuar falje, nuk ishte rast racist
Avokati i të dyshuarit për sulmin ndaj Belgin Jasharit, ka komentuar situatën...
-
Një veturë e policisë e përfshirë në aksidentin zinxhiror në Shkabaj, pesë të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Shkabaj të Pri...
-
“Mos fleni”, Muharremi thirrje qytetarëve të reagojnë pas ngecjes së Kuvendit për të shtatën herë
Analisti Shenoll Muharremi mëngjesin e sotëm e nisi sërish duke komentuar mbi...
-
Sulmohet me thik* ë një person në Ferizaj – dërgohet për trajtim në QKUK
Një ngjarje e rëndë është raportuar të dielën në Ferizaj, ku një person ka pë...
-
Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Leonard Avdyli – Ai la pas një djalë dy vjeçar
Leonita Avdyli, 25-vjeçe nga qyteti Thun i kantonit të Bernit, e kujton me no...
-
Ngacmohet sek* sualisht një grua në Prishtinë
Një grua është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Prishtinë. Sipas rapo...
-
Pesë raste të dhun* ës në familje në raportin 24 orësh të policisë, detaje
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët në fundit. Në Vu...
-
Shpenzimet e fushatës zgjedhore – sot afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë raportet
Sot është afati i fundit për subjektet politike që të deklarojnë shpenzimet e...
-
Dyshohen se vodhën para të gatshme nga një arkë, arrestohen dy persona në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se vodhën para të gatshme nga një ark...