Lajme

Kurteshi e pranon ‘gabimin’ që ia dha Listës Serbe 360 mijë euro: Herën tjetër nuk e ngris dorën

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 31 December 2024

Sami Kurteshi, anëtar i VV-së në KQZ, ka folur në lidhje me Listën Serbe, duke kërkuar që kjo parti të moscertifikohet.

Në fjalën e tij, Kurteshi e ka pranuar se më parë kishte votuar në favor të ndarjes së 360 mijë eurove për Listën Serbe në janar të vitit 2024.

Tutje, ai ka falënderuar mediat dhe shoqërinë civile që raportuan për këtë temë.

-Advertisement-

Kurteshi paralajmëroi se më nuk do të votojë në favor të ndarjes së mjeteve financiare për LS

“Unë i falënderoj edhe mediat, edhe shoqërinë civile, që këto ditë pas vendimit të parë, e kanë tërhequr vëmendjen se ti e ke cu dorën me ia nda 360 mijë euro. Keni të drejtë plotësisht dhe ju falënderoj shumë. Herën e ardhshme kur të vjen unë nuk ka me ngrit më dorën për me iu nda mjete këtij subjekti politik” – tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera