Kursi bazik për trajneret femra fillon më 2 korrik
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 22 June 2018
Federata e Futbollit e Kosovës organizon për herë të parë Kursin Grassroots për Trajneret femra, shkruan GazetaFokus.
Ky kurs ishte planifikuar të fillojë më 25 qershor, por për shkak të vdekjes së presidentit Fadil Vokrri, termini i këtij aktiviteti ka ndryshuar. Kësisoj, kursi i parë do të mbahet prej 2 deri më 6 korrik, kurse për datën e kursit e dytë kandidatet do të njoftohen me kohë.
Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit;
– Training & lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet;
– Training për të rinjë U11-U19, etj.
Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilat nuk kanë marrë deri më tani licencë për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjitha ato që janë të interesuara të fillojnë me punën e trajnerës, kryesisht me fëmijët.
Kursi kërkon participimin në teori dhe praktikë, gjithashtu trajneret duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs. Pas përfundimit trajneret do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate).
Organizimi i kursit mbështetet nga programi UEFA HatTrick – Women’s Football Development, andaj pjesëmarrja është pa pagesë.
Trajneret e interesuara janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (gjeni te bashkangjitura dokumentet) deri me 29 Qershor 2018 tek:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]
Doruntinë Fetahaj (FFK Development Officer)
[email protected]
Në total 48 do të jetë numri i të pranuarve në dy kurset. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM,
Eroll Salihu
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...