Lifestyle

Kurrsesi mos bëni grim të këtillë: Gabime bindshëm më të këqija! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 30 July 2017

Kjo video ka më shumë se një milion shikime, madje me arsye.

Secila femër mund të bëhet e bukur me vetëm pak angazhim. Higjiena e drejtë ka rëndësi të veçantë – flokët të pastra, gardëroba e aromatizuar, thonjtë të rregulluar dhe, natyrisht, grimi i përsosur.

Kur është fjala për grimin, damat shpesh bëjnë gabim midis grimit “të natës” dhe atij “të ditës”. Për dalje në mbrëmje rekomandohet grim më i fortë, posaçërisht kur është fjala për hijesimet e syve.

-Advertisement-

Mirëpo, drita e ditës është diçka tjetër. Më parë duhet të kini kujdes me pudrën – zgjedhja e nuancës së vërtetë është në rend të parë, pastaj edhe mënyra se si e përdorni.

Qëllimi i pudrës është që të bëhet teni i njëjtë. Pra, duhet pasur kujdes që të mos keni “laramani” nëpër fytyrë, e cila mund të duket shumë e parregulluar dhe pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Duhet të jeni të kujdesshme edhe me buzëkuqin, posaçërisht me vetullat. Është plotësisht në rregull që vetullat pak t’i plotësoni me vizatim në vendet ku e keni tepruar pak me pincën – vetullat assesi nuk do të duhej që t’ju duken artificiale.

Kur është fjala për sytë, për dalje gjatë ditës mjafton pak hijesim neutral dhe një apo dy shtresa maskaraje. Njollat nga maskaraja mund t’i eliminoni me shkoptha të veshëve.

Në buzë qitni pak shkëlqim apo nuanca roze apo të kuqe – do t’i japin freski fytyrës suaj.

Në video shikojeni cilat janë gabimet më të mëdha gjatë grimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera