Sport

“Kurrë te PSG”, Balotelli: Për 10 milionë euro luaj edhe me amatorët

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 06 October 2023

Mario Balotelli është vendosur sërish në qendër të vëmendjes pas rikthimit të tij në Turqi me fanellën e Adana Demirspor, teksa së fundmi shënoi edhe një dygolësh ndaj Alanyaspor.

Italiani në një intervistë për “TV Play”, zbulon disa detaje rreth së kaluarës duke theksuar se ka ëndërruar të luaj me Barcelonën fillimisht e më pas për Real Madrid. Ndër të tjera, sulmuesi shprehet se te PSG do të transferohej vetëm nëse do të kishte një pagë prej 10 milionë eurosh ndërsa edhe një herë tjetër, thekson se është një tifoz i Milanit.

“Nëse nesër kam një ofertë nga PSG? Nuk do të luaja kurrë me PSG. Kam luajtur me Nice dhe Marseille në Francë dhe nuk më pëlqen PSG. Por, nëse më ofrojnë 10 milionë euro në sezon atëherë nuk do të mund të refuzoja. Për 10 milionë euro do të luaja edhe me skuadrën e vëllait tim, Rovata (skuadër amatore në provincën e Brescias).

-Advertisement-

Kur isha i ri ëndërroja të luaja me Barcelonën. Para se të shkoja tek Inter kalova gjashtë muaj me katalanasit. Por, presidenti i Lumezzanos kërkoi shumë para për të më lënë të lirë, te Barcelona nuk mund të paguanin aq shumë për një lojtar që nuk ishte i akademisë së tyre. Pastaj duke u rritur dëshiroja më shumë Realin e Madridit. Shihja “Galaktikët”, si mund të mos e ëndërroje atë skuadër?!

Inter? U ndamë keq, doja të rikthehesha por një pjesë e tifozerisë nuk më donte. Është e vështirë t’i thuash jo Interit, vetëm një tifoz i Milanit do ta bënte. Kam pasur mundësinë edhe për të luajtur me Juventus. Nëse do të zgjidhja sot mes Juventus, Inter dhe Milan, do të bëja një zgjedhje zemre dhe do të luaja me kuqezinjtë”, u shpreh Balotelli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera