Lajme

Kurrë këtë ditë se kam mendu…” – Reagon vëllai i Hajrizit, pasi u konfirmua se Fatoni u vra

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 08 August 2024

Zyrtarisht është konfirmuar se personi i vrarë nga forcat serbe është Faton Hajrizi, e lidhur me këtë ka reaguar vëllai i tij Artan Hajrizi.

-Advertisement-

“Kurrë këtë ditë se kam menu që me len vllavi jem si i gjallë e si i vdekur ti je në shpirtin tem”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Prokuroria e Qarkut të Beogradit në Serbi, ka dhënë lejë për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë.

Nëpërmjet një njoftimi MPJD ka bërë të ditur se Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera