Lajme

“Kurrë hallall mos ju qoftë që 20 vite e keni shkel gjakun e të rënëve” deklarata e autorit të librit që sot rinia e PDK-së i dorëzoi Donika Gervallës

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 07 May 2021

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës të premten në një aksion në Ministrinë e Punëve të Jashtme i dorëzuan ministres, Donika Gërvalla, librin e Nusret Pllanës i cili tregon vuajtjet e popullit shqiptar nga Serbia, si kundërshtim apo mospajtim sipas tyre me deklaratat e saj.

Libri titullohet “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, shkruan Gazeta inFokus.

Që tentuan të ia dorëzojnë këtë libër ministres Gërvalla e ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

-Advertisement-

“Jo nuk e takuam ministren. Ne kërkuam që personalisht të ja dërgojmë librin e Nysret Pllanës që flet për viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Nuk na u lejua. Ne kërkuam që vetëm dhurata të protokollohej dhe të bëhet si dhuratë,. Shpresoj që të shkojë në vendin e duhur”, ka thënë Hoxha në T7.

E autori i këtij libri, që PDK-ja deshi të ia dorëzojë ministres, Nusret Pllana në një emision ishte revoltuar ndaj qeverisjeve të deritashme.

Pllana në një intervistë në ATV kishte deklaruar se në momentin qe do të kishte mundësi të takonte udhëheqësit e deritashëm kishte disa fjale per ta që sipas tij qe 22 vite e kanë shkelur gjakun e dëshmorëve e të rënëve në luftë.

“Për udhëheqësit dhe udhëheqëset tona që 22 vite ju them kurdo që i takoj dhe kur do që të ballafaqohem me ta do ju them kurrë hallall mos ju qoftë, e keni shkel këtë gjak me këmbë për 22 vite me rresht dhe kjo ështe e pafalshme”, kishte thënë Pllana./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera