Kurorëzimi i Charles III u ndoq edhe në Tiranë, ambasadori: Tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Anglisë
Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 06 May 2023
Ceremonia e kurorëzimit të Çarslit të Tretë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar u ndoq edhe në Tiranë përmes një ceremonie të veçantë të organizuar nga ambasada britanike.
Shumë britanikë të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri në ambientet e Ambasadës Britanike në Tiranë u bënë pjesë e Kurorëzimit të mbretit Charles i tretë dhe Camilla si mbretëreshë.
Ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Charles III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.
King Smith: Monarkia Britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetën tonë në momentet e ndryshimeve të tilla të mëdha. Kurorëzimi e mishëron këtë. Për 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë janë kurorëzuar në Ëestminster Abbey. Ajo u ndërtua nga Mbreti Eduard I dhe pasardhësi i tij Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje në vitin 1066. Mbreti Charles do të jetë i dyzeti. Mbreti është një figurë jetike jo vetëm për Britaninë, por edhe për vendet e tjera për të cilat ai është kreu i shtetit. Kjo përfshin 14 vende në Commonëealth, 14 Territore Jashtë Britanisë dhe mbi 150 milionë njerëz në të gjithë globin. Si një monark kushtetues që vepron si kryetar shteti në krye të një sistemi demokratik, Mbreti shihet si një figurë që ngrihet mbi politikën partiake dhe na bashkon si brenda kombit tonë ashtu edhe në shumë vende. Mbreti është gjithashtu kreu i Commonëealth, një grup prej 54 kombesh demokratike nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja pse qindra miliona njerëz do të ndjekin sot kurorëzimin. Monarku mban tradicionalisht titullin “Mbrojtësi i Besimit”, duke pasqyruar rolin e tij si Kryetar i Kishës Anglikane. Por Mbreti Charles gjithmonë ka theksuar se e sheh veten si një mbrojtës të të gjitha besimeve.
King Smith: Charles u bë Princi i Uellsit dhe Trashëgimtar në moshën 4-vjeçare. Si Princi i Uellsit, ai ka qenë një avokat i flaktë për kauzat mjedisore për dekada, duke përfshirë periudhat kur pikëpamjet e tij ishin më pak popullore sesa sot. Ai ka ofruar udhëheqje të vërtetë në gjenerimin e të menduarit inovativ që ka frymëzuar shumë të tjerë. Mbreti Charles ka ofruar mbështetje si mbrojtës për mbi 800 organizata bamirëse dhe filantropike. Organizata bamirëse që ai themeloi personalisht në vitin 1976 – The Prince’s Trust – u ka dhënë mundësi mbi një milion të rinjve të pafavorizuar. Mbreti ishte trashëgimtar i fronit për pesëdhjetë vjet dhe gjatë gjithë asaj kohe ka qenë gjithmonë një kampion i këtyre kauzave të denja, veçanërisht për të rinjtë. Me një jetë të tërë për t’u përgatitur, ai tashmë po provon të jetë një Mbret i shkëlqyer.
Për ambasadorin, prania e Presidentit Bajram Begaj në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
King Smith: Jam i nderuar që Shkëlqesia e Tij Presidenti Begaj do të marrë pjesë sot në Kurorëzimin në emër të Shqipërisë, përkrah liderëve të tjerë botërorë. Kjo tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Siç e dini nga mënyra se si kam folur që kur kam ardhur, ne jemi të vendosur të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë.
Të tjera
-
Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara g...
-
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përf...
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...
-
Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrori...
-
I plagọsuri në rastin Capat – Sekiraqët lirohet nga Kardiokirurgjia
Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar sot nga spita...