Shëndetësi

Kura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave/ Si ta përgatisni dhe përdorni

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 26 July 2021

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre. Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.

Ju sjellim më poshtë një kurë të thjeshtë por shumë mirëbërëse që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore të tyre.

Kura me Fara Pjepri, Përgatitja dhe Përdorimi
Në përgatitjen e kësaj kur ju nevojiten 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë. Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim. Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

-Advertisement-

Vlerat e Tjera Shëndetësore Të Farave Të Pjeprit
Sipas të dhënave farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim Vitaminash Dhe Mineralesh
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin. Sipas të dhënave farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Shëndeti I Sistemit Tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat E Pjeprit Për Zemrën
Sipas të dhënave, farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha
Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat E Pjeprit Kundër Stresit
Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke./AgroWeb.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera