Lifestyle

Kur zgjoheni, këto 5 gjëra mos i bëni kurrë

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 08 October 2020

Mënyra se si zgjohemi ka një ndikim të rëndësishëm në të gjithë ditën.

Për rrjedhojë, ndjekja e strategjive të duhura dhe krijimi i një rutine pozitive të zgjimit ndihmon në rritjen e produktivitetit dhe uljen e stresit.

Në këtë artikull do të mësoni për pesë gjërat që nuk duhet të bëni menjëherë pas zgjimit, në mënyrë që dita juaj të jetë sa më e shëndetshme dhe pozitive.

-Advertisement-

Fikni Alarmi/ E dimë që disa minuta shtesë në shtrat ngjajnë me parajsën, ose me idenë tonë për të, megjithatë, edhe ai copë gjumë që mund të bëni në pak minuta do ju bëjë më të plogësht e plot nerva. Vendosni një alarm në një orë që për ju është e pranueshme për t’u zgjuar dhe sapo të hapni sytë, çohuni nga krevati.

Nuk Shtriqeni/ Nëse ju futeni në kategorinë e njerëzve që flenë të mbledhur grusht, atëherë sigurohuni që sapo të zgjoheni të shtriqeni. Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë në këtë pozicion, që njihet si ai i bebes, kanë më pak vetëbesim. Sapo të hapni sytë, çohuni nga krevati dhe shtriquni për një fillim të mbarë të ditës.

Kontrolloni Postën Elektronike/ Në pikëpamjen tuaj, kontrollimi i postës elektronike në mëngjes është një mënyrë për të nisur punën. Megjithatë, hapja e telefonit në mëngjes është shkatërrimtare për lumturinë dhe mund të rrisë nivelet e stresit. Jepini vetes kohë përpara hapjes së telefonit.

Kur zgjoheni, këto 5 gjëra mos i bëni kurrë

Pini Kafe/ Kafeina ndërhyn në prodhimin e kortizolit në organizën. Ky hormon çlirohet në trup si një reagim kundër stresit apo kur nivelet e sheqerit në gjak rriten. Trupi i njeriut përjeton tre skaje të luhatjes së kortizolit në ditë. Pirja e kafesë përpara orës 10, mund ta bëjë kafeinën jo efikase për zgjim dhe të ndërhyjë në prodhimin e kortizolit. Është e udhës të prisni për kafen e parë deri paradite.

Rrini Gjatë Në Shtrat/ Shtrati është i shtrenjtë, por vetëm për gjumin. Sapo të zgjoheni duhet të çoheni menjëherë nga shtrati. Nëse ju qëndroni zgjuar në krevat, trupi humbet mesazhin dhe më pas eventualisht do të keni probleme me fjetjen. Ndiqini këto udhëzime për një zgjim të mençur dhe energjik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera