Kur pritet të merret vendimi për 8 të dyshuarit për rastin e dhunimit të 11 vjeçares? Flasin nga Gjykata Themelore
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 21 March 2023
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 27 gusht të vitit të kaluar në Prishtinë.
Një vajzë 11 vjeçare është dhunuar për shtatë orë nga katër burra.
Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nxiti reagim të shumta.
Në Kosovë u mbajtën disa protesta, ku u kërkua dënim meritor për personat e dyshuar.
Rasti i 11-vjeçares, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e dhunës edhe gjatë muajit qershor, po hetohet ndaras nga rasti i datës më 27 gusht, ku të arrestuar përfunduan 5 persona.
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në gusht të vitit 2022.
Ndërsa, tek rasti i dytë janë të dyshuar dhe të arrestuar 8 persona tjerë, që dyshohen se aktin e dhunimit e kryen në qershor të vitit 2022.
Për ngjarjen e qershorit, autoritetet kanë ngritur aktakuzë ndaj këtyre tetë personave.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast për Front Online.
Gashi tha se të pandehurit në seancën e shqyrtimit fillestar janë deklaruar të pafajshëm.
Ajo tha se mbrojtësit e të pandehurve kanë kërkuar shtyrje të seancës lidhur me këtë rast.
“Nga gjyqtari i kësaj çështje, jemi informuar se lidhur me këtë rast, është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar dhe të pandehurit jan֝ë deklaruar të pafajshëm për veprat penale për të cilat ngarkohen. Mbrojtësit e të pandehurve kanë kërkuar shtyrje të seancës, në mënyrë që të bëjnë kundërshtimin e provave dhe që të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës”, u shpreh Gashi për Front Online.
Gashi bërë të ditur se kërkesa e mbrojtësve është aprovuar dhe seanca është shtyrë për 30 ditë.
Ajo ka treguar se si do të vijojë tutje ky rast i dhunimit të 11 vjeçarës pas seancës së shtyrë.
“Seanca është shtyrë dhe brenda 30 ditësh palët kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet dhe kërkesat për hudhje të aktakuzës. Deri më tani, disa mbrojtës kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe gjykata është në pritje të kërkesave tjera nga palët. Pas pranimit të kërkesave, të njëjtat do t’i adresohen Prokurorisë së Shtetit për mendim. Pas marrjes së mendimit, gjykata do të merr vendim lidhur me këto kërkesa, ndërsa ndaj atij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thotë Gashi.
E pyetur se kur pritet të merret vendimi përfundimtar për të pandehurit, Gashi tha se pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.
“Ndërsa në pyetjen se kur pritet të merret vendimi sa i përket këtyre personave, ju bëjmë me dije se pasi që aktakuza të merr formën e prerë, do të fillon shqyrtimi gjyqësor dhe vendimi përfundimtar do të merret pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor”, theksoi Gashi.
Për këtë rast kishte dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Dorëheqje kishte dhënë edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...