Lajme

“Kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë”, Kica-Xhelili nxjerr një citat “paralajmërues” të Dobrica Qosiq

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 03 June 2023

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka nxjerr një citat nga libri “Koha e gjarprinjëve” e famëkeqit Dobrica Qosic, ku i njejti jep “udhëzimet” e tij, se kur mund ta kthej Serbia Kosovën.

“Kur klima anti-amerikane fillon të zë rrrënjë në Kosovë”, thotë ndër të tjera Qosic,, e që Kica-Xhelili e ka cituar.

Ky reagim i deputetes duket se vjen nga klima e krijuar kohëve të fundit, pikërisht në raportet e Kosovës me ShBA-të.

-Advertisement-

Pas vendimit të Kurtit për t’i dërguar kryetarët e komunave veriore në objektet zyrtare, reagimi i ShBA-ve, fillimisht ishte thirrje për tërheqje të këtij vendimi, e pastaj u shndërrua në sanksion konkret, pasi Kurti vendosi t’i shpërfillë thirrjet që vinin nga aleati ynë kryesor.

E gjuhë jo fort e këndshme ndaj ShbA-ve, po vlerësohet se u përdor edhe dje në Kuvend.

Postimi i plotë i Kica-Xhelilit:

Agjenda shoviniste serbe spjegohet më së miri nga vet ata. Nga akademia e shkencës serbe:

Dobrica Qosiq, “Koha e gjarpinjëve”

“Kosova nuk rikthehet me lufte. E vetmja mënyrë për rikthimin e Kosovës është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e europiane. Shërbimet tona duhet të veprojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh qe e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ky moment atëhere ngjallet shpresa serbe për rikthimin e Kosovës”.

Po e lë këtu e nuk po them asgjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera