Lajme

Kur jugosllavët i thonin Stalinit se shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 21 July 2017

Pothuajse një vit më parë u publikua një përmbledhje e dokumenteve mbi marrëdhëniet jugosllavo-sovjetike gjatë viteve 1945-1956.

Në këtë kuadër të kësaj janë publikuar edhe disa dokumente të pa qasshme më parë të cilat hodhën në dritë një dimension të ri në marrëdhëniet e ndërlikuara mes dy vendeve.

Dokumentet e publikuara nga fondet jugosllave dhe ruse mundësojnë një shqyrtim objektiv jo vetëm të marrëdhënieve komplekse midis Jugosllavisë dhe BRSS, por edhe pikëpamjet në shumë çështje të brendshme në Jugosllavi dhe planet e regjimit të Titos, mbi fatin e Kosovës.

-Advertisement-

Një dialog interesant rreth Kosovës është zhvilluar gjatë vitit 1947 në Kremlin në zyrën e Stalinit. Të pranishëm në këtë takim ishin delegacioni i nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Edvard Kardel, ministrit të Jashtëm jugosllav Stanoje Simiq dhe ambasadorit jugosllav në Moskë, Vladimir Popoviq.

Takimi ishte kryesisht ishte i fokusuar në bashkëpunim ekonomik, por Stalini në një moment tregoi interes edhe për shqiptarët, transmeton InfoPress.

Më poshtë një pjesë e dialogut:

Stalin: – Dhe si po shkon me shqiptarët? Hoxha është ankuar diçka për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ju po ua dobësoni disiplinën, apo si është puna?

Kardeli: – Kjo është diçka e re për ne. Me ne për këtë nuk ka biseduar askush.

Stalin: – Cila është origjina e shqiptarëve?

Kardeli: – Ata janë pasardhës të ilirëve.

Stalin: – Mbaj mend Tito më ka thënë se ata janë të ngjashëm me baskët.

Kardeli: – Po, është e vërtetë.

Simiq: – Sipas disa të dhënave duket se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Sipas disa fjalëve mund të përfundohet se gjuha e tyre është më e vjetër se greqishtja. Pastaj ia shpjegoi Stalinit kuptimin e fjalës Afërdita në gjuhën shqipe duke pohuar se në gjuhën greke, kjo fjalë nuk do të thotë asgjë.

Stalin: – Ai popull me sa duket është shumë i prapambetur dhe primitiv.

Popoviq: -Por, janë shumë të guximshëm dhe besnikë.

Stalin: – Po, ata mund të jenë besnikë si qentë, kjo është karakteristikë e popujve primitivë. Me ne aq besnikë kanë qenë cuvashët. Perandorët rusë i merrnin për roje personale.

Kardeli: – Tek ne në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot ka më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore t’ua japim atyre.

Stalini (I erdhi shumë mirë); – Shumë mirë, kjo është e drejtë. Por, si janë ndodhur shqiptarët në ato territore?

Kardeli: – Gjatë kohës së turqve janë vendosur aty ndërsa një pjesë popullsisë janë asimiluar.

Stalin: – Si një popull kaq primitiv mundi të ketë sukses në këtë? Si shpjegohet kjo?

Kardeli: – Edhe fiset përreth ishin primitive, si në rastin e Malit të Zi.

Popoviq: – Jo, jo ata nuk i kanë asimiluar malazezët. Në ato vise kanë jetuar serbët.

Stalin: – Cila është feja më e madhe në Shqipëri?

Simiq: – Shumica e popullsisë atje janë myslimanë, por ka edhe katolikë dhe ortodoksë. /Gazeta InfoPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera