Lajme

Kur fillon numërimi i fletëvotimeve në Dragash, flet Valmir Elezi

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 13 December 2021

Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Ndërsa numërimi i këtyre fletëvotimeve do të fillojë gjatë ditës së martë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus-in e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

-Advertisement-

Ai tha se deri të hënën , në orën 14:00, KQZ-ja ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime.

“Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, tha Valmir Elezi për Gazetën Infokus.

Kujtojmë se më 25 nëntor, Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të përsërisë votimin nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ishte ankuar në Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kishte vendosur të anulonte tërësisht votat nga jashtë.

Me votat nga jashtë Xheladini kishte përmbysur rezultatin në balotazh ku garon me Shaban Shabanin e PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera