Lajme

Kur është mosha ideale që fëmijët të fillojnë të flasin?

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 12 October 2021

Fjalët e para të fëmijëve për prindërit gjithmonë kanë qenë më të veçantat mirëpo, shqetësimi i prindërve është vonimi i fëmijët të tyre për të folur, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Specialisti i Psikologjisë Klinike në Kosovë, Visar Sadiku ka treguar moshën ideale të fëmijëve që të fillojnë të flasin.

Ai në një intervistë në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, ka thënë se pasi fëmija të i ketë bërë 12 muaj është në gjendje që të i thotë deri në tri fjalë.

-Advertisement-

“Në fëmijët me zhvillimin tipik dhe kur e përmendim fjalën tipik nënkuptojmë zhvillimin adekuat mendohet që pasi fëmiu të i ketë bërë 12 muaj d.m.th. nga 11 12 dhe 13 kryesisht fëmiu mund të jetë në gjendje të thotë deri në 3 fjalë, që mund të jenë mami babi ama, zakonisht në familje e shohim që fëmiu për herë të parë thotë baba por me fjalën baba është bashkëtingëllorja më primitive dhe jo domosdoshmërisht i referohet prindit që do të thotë mund të jetë spontane mund të jetë në formë të gugatjes dhe jo e drejtuar për të realizuar një qëllim”, tha Sadiku në Doktor Plus.

Ndonjëherë ambienti nuk e provokon mjaftueshëm zhvillimin e fëmiut për të folur dhe për këtë arsye Sadiku tha se prindërit duhet të tolerojnë edhe 6 muaj të tjerë  do të thotë 18 muaj që fëmiu i tyre të fillojë dhe të realizoj komunikimin bazë.

Sipas tij në momentin kur të kalohen 18 muaj dhe fëmijët nuk kanë filluar të zhvillojnë komunikimin, atëherë është jashtëzakonisht e rëndësishme që fëmiu të vizitohet tek psikologu për të kuptuar se cila është natyra e problemit.

Ai në emisionin Doktor Plus, prodhimi Gazetës Infokus shtoi se natyra e problemit mund të jetë nga ambienti hipostimulues e që i referohet një ambientit që nuk e provokon komunikimin e deri tek problemet e tjera të mundshme që e pengojnë zhvillimin e komunikimit.

“Gjithsesi nuk është vetëm komunikimi shprehës ose ekspresiv që neve na intereson, neve na intereson edhe komunikimi receptiv apo pranues, aftësinë e fëmiut për të ndër vepruar me ambientin duke qenë në gjendje të pranojë komandat ose udhëzimet të cilat ambienti i jep, që do të thotë njëra patjetër që nuk mund të zhvillohet dhe prezenca e njërës mund të jetë indikatorë që mund të zhvillohet edhe tjetra me kalimin e kohës dhe me stimulimin e duhur, apo ndryshe me ndërrimin e stilit të prindërimit”, shtoi Visar Sadiku.

Në linkun në vazhdim mund të ndiqni intervistën e plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera