Lajme

Kur do të zhduket virusi? Ekspertët bëjnë parashikimin pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 10 December 2021

Biogjenetisti, Luan Zyka dhe kërkuesi shkencor në Universitein Johns Hopkins, Arbër Shehu, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shprehën se ende nuk ka të dhëna të sakta që tregojnë se Omicron është më i transmetueshëm se variantet e tjera. Zyka shtoi se ky variant mund të ketë një material gjenetik me gripin, që do të thotë se mund të ketë simptoma më të lehta.

“Të dhënat e para tregojnë se ka transmetueshmëri më të lartë se Delta, por ka pasoja më të vogla. Thuhet që ka marrë material gjenetik nga virusi i gripit të zakonshëm. Do të jetë një lajm shumë i mirë sepse do të thotë se ky virus nuk do të ketë simptoma më të larta se një grip i zakonshëm”, tha Zyka.

Ai tha se dyshohet për një varian të ri të Omicron por siç shtoi ai, duhet të kryhen testet molekulare për një përfundim të saktë. Pyetur nga gazetari Enkel Demi se kur mund të jetë fundi i pandemisë, ata u shprehën se me shfaqjen e mutacioneve gjithnjë e më pak agresivë dhe me “armët” si vaksina apo ilaçet që po zhvillohen, pritshmëritë janë pozitive.

-Advertisement-

“Viruset kur fillojnë, zhvillojnë mutacione të reja dhe kur shohim se nuk janë kaq agresiv, tregon se virusi fillon dhe dobësohet. Do të thotë që nuk ka më çfarë të bëjë për të mbijetuar. Nëse Omicron vërtetohet nga të dhënat klinike se është më i dobët nga ana logjike, kuptojnë se ky virus po e mbyll ciklin e vet për të qenë i dëmshëm në këtë shkallë për jetën njerëzore.”, tha Zyka.

Ndërsa Shehu shtoi: “Mendimi im bazohet në të dhënat që kemi parë, në fillim të pandemisë nuk kemi pasur në lidhje me llojin e virusit, nuk kemi pasur vaksina. Tanimë kemi vaksina, një menaxhim më të mirë se në fillim por ashtu në përpunim e sipër janë barna të reja anti virale që do të aprovohen.

Në të njëjtën kohë bëhen hulumtime klinike për matjen e disa barnave që nëse pacienti vjen me Covid-19 tek kenë barna të caktuar për t’u trajtuar. Vaksinat po e japin efektin, doza e tretë po ashtu. Po bazohem në këto “pajisje” për ta mundur këtë virus dhe për të ardhur në endemi.,”, tha Arbëri. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera