Lajme

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 19 November 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që nesër të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 14 nëntor. Kjo vjen pas përmbylljes të të gjitha proceseve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Megjithatë KQZ është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse ka ankesa në ndonjë komunë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bënë të ditur për KosovaPress se të shtunën pritet të shpallen rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përmbyllur të gjitha proceset në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, në mesin e të cilave është numërimi i votave jashtë Kosovës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja e rrethana të veçanta. Tashmë ka mbetur që të shtunën të marrim konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kjo do të thotë se KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë gjatë ditës se shtunë”, thotë ai.

-Advertisement-

I pyetur për Komunën e Dragashit, Elezi thotë se nëse ka ndonjë çështje ende të pavendosur nga PZAP, do të procedojnë me komunat e tjera në të cilat nuk ka ndonjë ankesë.

“Natyrisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë konfirmimin nga ky institucion nëse ka ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur dhe mbi bazën e kësaj përgjigje do të veprojë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse ka ndonjë çështje të pavendosur akoma, atëherë KQZ-ja mund të procedojë me pjesën tjetër të komunave për të cilat nuk ka ndonjë ankesë”, thotë Elezi.

Me 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera