Lajme

Kur do të kthehet ngrohja për Prishtinasit, flasin nga Termokosi

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 15 December 2021

Qytetarët e Prishtinës sot kanë mbetur pa ngrohje si pasojë e mos furnizimit me avull nga KEK-u.

E nuk dihet ende se kur do të mund të zgjidhet ky problem. Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus, zëdhënësja e Termokosit,  Afërdita Uka.

Ajo ka thënë se pasdite do të marrin një përgjigje nëse ka diçka pozitive ose nëse mund të rregullohet ky problem.

-Advertisement-

“Ne kërkojmë mirëkuptim në këtë pjesë sepse nuk e dimë ende as ne se sa mund të zgjasë ky problem. Pasdite do të marrim një përgjigje”, ka thënë shkurt ajo.

Gazeta Infokus raportoi të martën se ka dalë nga prodhimi blloku B2 I Termocentralit “Kosova B” i cili ka kapacitete prodhuese prej 250 megavat orë energji elektrike dhe se probleme janë shfaqur edhe në Bllokun B1.

E pikërisht këto dy blloqe furnizojnë me avull ngrohtoren e Prishtinës.

Nga Termokosi ngrohen 15 mijë qytetarë të Prishtinës./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera