Sport

Kur derbi i madh zhvillohej në Llukar, Vëllaznimi – Prishtina një klasike e vërtet

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 23 February 2018

Ndeshja e kësaj fundjave ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, që zhvillohet të shtunën në ora 13:00, po merr vëmendje të madhe të medieve për shkak të rëndësisë së saj për të dyja ekipet, mospajtimeve rreth terminit dhe prezencës së Lorik Canës në stadium.

Mirëpo, historia e dueleve ndërmjet këtyre dy ekipeve është e gjatë sepse fjala është për dy nga klubet më të vjetra të futbollit në Kosovë.

Në këtë artikull Insporti ju sjell foto nga një prej ndeshjeve të para ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit pas pavarësimit të sportit të Kosovës.

-Advertisement-

Në foto shihet Sekretari i Përgjithshëm aktual i FFK-së Eroll Salihu, atëherë lojtar i Prishtinës bashkë me Arbnor Morinën, Ahmet Beselicën, Fadil Berishën dhe lojtarë të tjerë të njohur të kohës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Llukar tek Vëllaznimi shihen Luan Tabaku, Bujar Guta, Ahmet Morina, Burim Tara dhe futbollistë të tjerë të njohur.

Gjyqtar kryesor i takimit ka qenë Njazi Shuleta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera