Kur ai gënjen për paratë: Arsyet dhe zgjidhjet
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 August 2017
Nëse partneri ose bashkëshorti juaj ju ka gënjyer një herë për sa i përket çështjes së parave, ju mbase nuk i besoni më. Një psikologe e huaj shpjegon katër arsyet të cilat qëndrojnë pas tradhtisë financiare dhe udhëzon katër rrugët për të dalë prej saj.
Nuk ju ka treguar për rritjen e pagës e as për paratë e marra në bankë! Me pak fjalë ju ka gënjyer për paratë. Tashmë e keni zbuluar dhe ndiheni e tradhtuar. Kjo quhet tradhti financiare dhe është një ndër shkaqet kryesore të divorcit mes çifteve. Deri në ç’pikë ka të drejtë të harxhojë lirshëm paratë e veta? Ku përfundon liria dhe fillon tradhtia financiare? Përgjigjja është: kur fillon edhe gënjeshtra.
Për këtë çështje në mënyrë tepër interesante ka folur seksologia dhe psikologia italiane, Marta Giuliani.
Arsyet e tradhtisë financiare
Ja se cilat janë arsyet më të zakonshme pas kësaj lloj tradhtie, sipas psikoseksologes Marta Giuliani.
1) Ai, partneri ose bashkëshorti juaj, mund të ketë një varësi të fshehtë, që mund të jetë ajo për substancat narkotike, për lojërat, për seksin ose për blerjet.
“Varësia është një nga arsyet më serioze që i shtyn partnerët tuaj të gënjejnë për humbjet e mëdha të parave”, shpjegon ekspertja.
2) Dëshiron të afirmojë fuqinë e tij: paraja është një lloj instrumenti fuqie në brendësi të një marrëdhënieje.
“Ndonjëherë – thotë Giuliani – ajo përdoret për të eksperimentuar agresivitetin kundrejt partnerit, duke mbajtur fshehur pjesë të menaxhimit të parave”.
3) E ka problem të flasë për paratë: të flasësh për paratë është po aq e vështirë sa të flasësh për seksin. Të shprehurit e sikletit të menaxhimit ekonomik të shtëpisë, për disa është diçka e pamundur.
“Ata preferojnë më mirë të ndërrojnë argument”, thotë ekspertja.
4) Shpenzimet e veta i sheh si të dobishme, tuajat të kota.
Partneri – “Çfarë kuptimi ka të harxhosh 100 euro për një çantë?”
Ju – “Përse paguan aq shumë për të parë 22 meshkuj që vrapojnë pas një topi?”
Kënaqësitë tona i shohim si të domosdoshme, ndërsa ato të partnerit si shpenzime të kota.
“Kjo – thotë psikoseksologia – gjeneron keqkuptime të mëdha që ndërkohë mund të çojnë drejt preferimit të heshtjes sesa të komunikimit mes partnerëve”.
Zgjidhjet për të shpëtuar çiftin
Keni zbuluar tradhtinë. Si mund ta kaloni këtë? Ja disa këshilla të ekspertes:
1) Flisni për paratë: është e rëndësishme ta filloni nga aty.
“Për të nisur dhe për të forcuar komunikimin në çift mbi çështjet e lidhura me paranë tregohuni të hapur me tjetrin”, shpjegon Giuliani.
2) Dëgjojeni për ta kuptuar dhe jo për t’i bërë replikë: fitoni pak kohë për të kuptuar se çfarë e ka çuar partnerin tuaj të fshehë disa implikime financiare dhe t’i vërë ato në diskutim.
Është e rëndësishme që gjetjet të mos i përdorni për të hapur konflikte të mëtejshme.
3) Bëni së bashku një plan financiar: punoni së bashku për të zbuluar se si mund të ndiheni ekonomikisht së bashku të pavarur.
“Duke ripohuar nevojat e të dyve ju mund të kurseni më shumë sesa mund të shpenzoni”, konfirmon ekspertja.
4) Kërkoni ndihmë: nëse tradhtia financiare fsheh varësi ndaj diçkaje ose nëse është simptomë e një konflikti më të thellë të çiftit, është e rastit t’i drejtoheni ndonjë eksperti.
“Ndihma e ekspertëve mund t’ju ndihmojë që të dy”, e përmbyll psikoseksologia.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...