Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Strumicës për tu përballur me Akademia Pandev
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 25 April 2018
Tre ditë pasi siguruan matematikisht titullin e kampionit, futbollistët kuqezi udhëtojnë drejt Strumicës për tu përballur me Akademia Pandevin. Ndeshja luhet sot në Turnovë me fillim në orën 16:00, shkruan infokusi.
Akademia Pandev do të jetë ekipi i parë që do presë kampionët e ri të vendit, kur dy ekipet të mërkurën përballern mes veti në kuadër të xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Kuqezinjtë tanimë matematikisht kanë siguruar vendin e parë dhe ndeshen me një rival që qëndron pas plotë 40 pikë. A. Pandev për momentin mban vendin e gjashtë, ndërsa duke kërkuar të shmang rrezikun për mbijetesë në qetësi sikur ushqen pretendime për dalje në Europë.
LEXO EDHE: Nisin ethet e play-offit në IP Superligën e Kosovës
Në përballjen e katërt dhe të fundit mes veti në këtë sezon, Shkëndija nuk ndryshon përcaktimin për fitore edhe pse tanimë në gjithë shtatë ndeshjet e fundit pikët do të kenë vetëm vlerën statisikore. Kuqezinjtë mund të thyejnë disa rekorde në këtë sezon historik në të cilin kanë pësuar vetëm dy humbje, njëra prej të cilave pikërisht nga Akademia Pandevi. Shkëndija fitonte ekipin strumicas dy herë në Tetovë (2:1 dhe 1:0), ndërsa u mundën 3:2 në transfertë.
Në duelin e katërt me Akademia Pandevin kuqezinjtë shkojnë si kampionë të vendit dhe trajneri Qatip Osmani ashtu si që ka paralajmëruar deri në fund të sezonit do t’u jep shans për të luajtur gjithë futbollistëve. Për këtë ndeshje shkaku i skualifikimit me pesë kartona mungon mbrojtësi i djathtë Egzon Bejtullai, të lënduar janë Kostadin Zahov dhe Bllagoja Todorovski, ndërsa i lirë për të pushuar është lënë kapiteni Ferhan Hasani. Gjithsesi ekipi që do nisë ndeshjen dhe futbollistët që më vonë do të kenë shansin të inkuadrohen në lojë do të kenë detyrë për të vazhduar me performansat pozitive që ekipi prodhon këtë sezon.
Akademia Pandev-Shkëndija luhet sot (e mërkurë) në stadiumin “Kukush” në Turnovë, me fillim në orën 16:00. /infokusi.com
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...