Sport

Kuqezinjtë kalojnë me sukses testin ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 28 January 2018

Shkëndija fiton bindshëm 4:1 Olimpik Donetskun e Ukrainës në takimin e dytë kontrollues në Antalia të Turqisë. Kuqezinjtë dominuan gjithë ndeshjen, ndërsa për dallim nga sfida e parë me Zurich-un kësaj rradhe efiksiteti ishte në nivel me katër autor të golave, Junior, Radeski, Ibraimi dhe Shefiti, shkruan infokusi.

Skuadra kuqezi kalon me sukses testin e dytë në përgatitjet në Antalia të Turqisë, duke dominuar në tërësi me lojë dhe raste përballë skuadrës ukrainase, Olimpik Donetsk. Ashtu si në testin e parë në përballë Zurich-ut, kuqezinjtë sërish zhvilluan pjesë të parë dominuese, duke diktuar tempon e lojës dhe me disa mundësi të mira shënimi. Në dhjetë minutat e para dy herë u kanos Junior dhe një herë Hasani nga gjuajtja e lirë, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar.

Në minutën e 11-të Shkëndija zhvillon aksion të saktë me Ibraimin dhe Radeskin, ndërsa Junior sjell përfundim të bukur për epërsi 1:0. Djemtë e trajnerit Osmani kishin dominim të plotë dhe krijuan edhe disa mundësi të mira shënimi, mirëpo në pushim u shkua me rezultatin 1:0. Në fillim të pjesës së dytë pas një rëmuje në zonë ukrainasit barazojnë në 1:1 me anë të Schastlivtsev-it.

-Advertisement-

Mirëpo simetria në rezultat zgjati vetëm tre minuta, pasi në të 57-ën Ibraimi depërton në të majtë dhe asiston para portës, ku Radeski pret mirë topin e devijuar nga portieri dhe realizon për 2:1. Trajneri Osmani në vazhdim bëri disa zëvendësime, duke shfrytëzuar këtë përballje për të provuar skema të caktuara me futbollistë të ndryshëm, ndërsa pozitiv ishte fakti që imazhet në fushë mbetën të njejta me dominim të plotë të futbollistëve kuqezi.

Pas disa mundësive të humbura në minutën e 73-të Ibraimi gjendet mirë në zonë dhe me përfundim të suksesshëm çon shifrat në 3:1. Pesë minuta para fundit të takimit i riu Shefit Shefiti bukur rëmben topin nga kundërshtari, para se me një të majtë precize të realizojë për 4:1. Kështu kuqëzinjtë kalojnë me sukses edhe këtë kontrolluese, ndërsa vazhdojnë përgatitjet në Antalia me testin e rradhës më 30 janar përballë Dinamos së Zagrebit.

SHKËNDIJA-OLIMPIK DONETSK 4:1 (1:0)
Belek, Antalia-Turqi
Golashënues: Junior 11’, Radeski 57’, Ibraimi 73’ dhe Shefiti 85’ (Shkëndija), ndërsa Schastlivtsev 54’ (Olimpik Donetsk)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Ibraimi, Hasani, Radeski, Murati, Junior, Teqja, Fazllagiç, Adili.
Luajtën edhe: Emini, Rexhepi, Bojku, Todorovski, Shefiti, Totre, Bilalli, Sadriu, Beqiri, Rasimi dhe Luma.
Trajner: Qatip Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera