Sport

Kuqezinjtë gati për finalen e madhe

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 23 May 2018

Trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani në konferencën zyrtare për shtyp u shprehën optimist për të fituar Kupën, ndërsa edhe trajneri i Pelisterit, Nexhat Husein vlerësoi Shkëndijën favorit të madh, shkruan infokusi.

Kuqezinjtë janë optimistë për të mbyllur me dy trofe sezonin garues 2017/2018. Pas titullit më bindës të fituar nga një skuadër në historinë e futbollit të Maqedonisë, Shkëndija kërkon edhe trofeun e dytë në futbollin vendor. Të mërkurën në Strumicë luhet finalja e Kupës në të cilën rival i kuqezinjëve do të jetë Pelisteri, ndërsa optimizmin e të gjithëve në taborin e Shkëndijës në konferencën zyrtare për shtyp e pasqyruan trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.


“Shkëndija që në fillim të sezonit vendosi disa targete të larta për të dalë e para në dy garat vendore. Fituam në mënyrë bindëse kampionatin dhe tani na pret finalja e Kupës. Është një ndeshje dhe ne jemi shumë të kujdesshëm për të mos lejuar befasi, sepse futbolli din të të ndëshkojë atëherë kur më pak e pret nëse qasja nuk është e duhur. Por unë besoj fuqishëm në profesionalizmin e futbollistëve të mi, do të hyjmë me respekt për kundërshtarin dhe duke dhënë maksimumin besoj në fund të fitojmë Kupën dhe me këtë t’i bashkojmë dy trofetë e këtij edicioni”, deklaroi trajneri,Qatip Osmani.

-Advertisement-


“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë sepse ëshë finale, por si kanë rrjedhë gjërat duhet të dalim fitues sepse jemi në formë shumë të mirë. Besoj se nëse bëjmë lojën që kemi bërë deri tani atëherë pa problem do të arrijmë të fitojmë Kupën dhe të çojmë trofeun në Tetovë. Kjo do të jetë histori për Shkëndijën për të parë të dy trofetë në të njejtën kohë në Tetovë”, u shpreh Ferhan Hasani.

“Mendoj se Shkëndija është favorit i madh, këtë e dëshmuan edhe në kampionat ku fituan në mënyrë bindëse. Thjesht janë një prej ekipet më të forta që kemi parë vitet e fundit, por kjo nuk don të thotë se kanë të sigurtë fitoren. Shpresoj të japim rezistencë të mirë dhe le të fitojë më i miri”, deklaroi trajneri i Pelisterit, Nexhat Husein.

Finalja e Kupës ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës luhet sot (e mërkurë 23 maj) në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim nga ora 20:00, ndërsa biletat me çmim prej 150 denarëve gjenden edhe te Tobako Monako në Tetovë. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera