Sport

Kupa e Kosovës: Këto skuadra kalojnë në Çerekfinale

Autori: Erion Maliqaj 14:32 | 08 December 2018

Kanë përfunduar 3 duelet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ndërsa takimi Besa – Vëllaznimi ka shkuar në vazhdime,  shkruan Gazeta Infokus.

Kryendeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi”  në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës ka përfunduar më rezultat 4-0 për bardhekalterit.. Golat për Prishtinën i realizuan Meriton Korenica, Ergyn Ahmeti dhe Basid Khalid 2x.

Ndeshje tjetër interesante po luhet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku Besa është nikoqire e Vëllaznimit. Rezultati pas 90 minutave është i barabart 0-0. Ndeshja ka shkuar në vazhdime.

-Advertisement-

Drita ka shënuar fitore të thellë përballë Minatorit më  rezultat 5-3.

Golat për Dritën i realizuan Bujar Shabani, Arbër Shala, ndërsa për Minatorin shënoi Lorik Dobratiqi

Ndeshja e katërt e ditës së sotme e luajtur në mes Fushë Kosovës dhe Ferizajt ka përfunduar më rezultat 2-1 për mysafirët. Mirsad Idrizi dhe Qëndrim Dautaj realizuan në fitoren e Ferizajit, ndërsa golin e vetëm për Fushë Kosovën ë shënoi Adonis Breznica. /Gazeta inFokus/

Rezultatet:

Liria 0-4 Prishtina

Besa 0-0 Vëllaznimi (ndeshja ka shkuar në vazhdime)

Drita 5-3 Minatori

Fushë Kosova 1-2 Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera