Kupa e Kosovës/Hidhet shorti për çerekfinale, spikat derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 29 December 2021
Në bazë të sistemit të Bergerit të rregullores së Kupës së Kosovës, pas 14 xhirove të zhvilluara në Art Motion Superligë, është hedhur shorti për Final 8 në Kupën e Kosovës në basketboll në kategorinë e meshkujve.
Në kuadër të fazës çerekfinale të kësaj gare, lideri i tabelës Golden Eagle Ylli do të përballet me vendin e fundit në tabelë Dritën, përcjell KosovaPress.
Kurse, përballja më interesante që spikat këtë short do të jetë ajo mes dy rivalëve të vjetër të këtij sporti, respektivisht mes Pejës dhe Sigal Prishtinës.
Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte në Superkupë, ku në atë ndeshje skuadra pejane arriti që të kualifikohet drejt gjysmëfinales.
Ndërkaq, në kuadër të këtij shorti do të kemi edhe përballje lokale, ku skuadra e Prizrenit 16 do të zhvillojë ndeshje kundër Bashkimit.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 Shkurt 2022, kurse turneu do të zgjasë deri më 13 Shkurt 2022. Fituese aktuale e Kupës është Sigal Prishtina.
Në kuadër të fazës së gjysmëfinales do të përballen fituesit e çiftit Golden Eagle Ylli-Drita me Prizreni 16-Bashkimi, si dhe fituesit e takimit Trepça-Rahoveci me Peja-Sigal Prishtina.
Shortin e çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll e gjeni më poshtë.
Golden Eagle Ylli – Drita
Trepça – Rahoveci
Peja – Sigal Prishtina
Prizreni 16 – Bashkimi

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...






























