Lajme

Kundërshtohet propozimi i Thaçit për krijimin e ekipit të unitetit për bisedimet me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 03 September 2017

Paralajmërimi i presidentit HashimThaçi për krijimin e një ekipi të unitetit për bisedimet me palën serbe në Bruksel është kundërshtuar nga një pjesë e njohësve të çështjeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, Thaçi me këtë ide po mundohet të zmadhojë rolin e tij.

Ramush Tahiri, thotë se një ide e tillë nuk do të rezultonte e suksesshme, sepse Kosova ka disa vite që është bërë shtet.

-Advertisement-

“Unë mendoj se ka kaluar faza e ekipit të unitetit edhe e grupeve të unitetit, sepse Kosova ka disa vite që është shtet dhe kemi krijuar institucionet shtetërore që si në çdo vend tjetër edhe tek ne janë mbi ekipet e unitetit këto për faktin se Ministritë punojnë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve dhe i kanë zgjidhjet më të avancuara për secilin drejtim që ministritë i mbulojnë, dhe nuk shoh ndonjë arsye që në marrëdhëniet ndërkombëtare të dalim me ndonjë koncept tjetër përveç konceptit të shtetit të Kosovës, i cili është i pranuar ndërkombëtarisht”, ka thënë Tahiri në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, Serbisë nuk i intereson forma e prezantimit përveçse marrëveshjet e arritura.
“Sa i përket partive politike për me dhënë përshtypjen se jemi të gjithë bashkë, ka një logjikë që dmth një unitet me veti, por sa i përket Serbisë asaj s’i intereson hiç në çfarë forme prezantohet por çfarë marrëveshjesh arrihen”, ka theksuar ai.

Nga ana tjetër, edhe Bajrush Morina thotë se ideja e tillë është një përpjekje për të zmadhuar rolin presidencial mbi institucionet e vendit.

“Ekipi i Unitetit është një përpjekje e Hashim Thaçit për të anashkaluar institucionet e vendit dhe për të zmadhuar rolin e tij presidencial mbi Institucionet e vendit. Për bisedime me Serbinë nuk duhet Ekip i Unitetit. Ky ekip ka patur kuptim për bisedime për statusin e Kosovës. Tashmë kur Kosova është e pavarur, çdo ekip tjetër është i pamundshëm, i paarsyeshëm dhe i padobishëm për vendin. Fundja në qorrsokakun e bisedimeve me Serbinë ka hyrë i pari vet Hashim Thaçi”, ka deklaruar Morina për Indeksonline.

Morina konsideron se tashmë bisedimet janë në një “tunel” plotë terr, andaj Thaçi po kërkon ndihmë.

“Tash kur këto bisedime janë në tunel plot terr, ai kërkon ndihmë. Dhe këtë ndihmë kërkon që ta shpëton vetveten dhe që ta ndajë fajësinë me partitë e tjera politike për dëmet që po I shkaktohen Kosovës me këto bisedime. Ekipi I Unitetit është një mashtrim I radhës asgjë më shumë”, ka shtuar ai.

Ndryshe presidenti Thaçi është zotuar se do të punojë për ndërtimin e ekipit të unitetit me përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile me qëllim që të jenë të përgatitu mirë dhe të bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera