Kundërshtari i Putinit, një milioner, stalinist dhe besimtar ortodoks
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 18 March 2018
Përballë Putinit nesër në zgjedhjet në Rusi është Pavel Grudinin, një komunist, milioner. Kur e pyetën gjatë fushatës nëse është e mundur të jesh edhe komunist dhe milioner, ai u përgjigj se “ne nuk kemi shpikur asgjë të re. Lenini nuk ka thënë që pronësia shtetërore e mjeteve të prodhimit është një dogmë.
Shikoni se çfarë ndodh në Kinë, ato janë në duart e privatëve”.Grudinin, 57 vjeç, nuk është një komunist tipik, pasi ai është njëkohësisht edhe stalinist edhe besimtar ortodoks. Dhe mbi të gjitha, Ai është një avokat i fortë i diktaturës së fitimit dhe një kampion i drejtësisë sociale dhe i investimeve të të ardhurave në shkolla dhe spitale.Ai deklaron se “është pagëzuar në Kishën e ndërtuar nga Ivani i Tmershëm” dhe me krenari kujton se “Stalini nënshkroi paqen me Kishën në 1943”.
Më shumë se një mbështetës i komunizimit me pamje njerzore, Ai deklaron se është një social-demokrat i tipit suedez te Olaf Palmerit, dhe sipas tij, “lufta e klasës nuk synon të fshikullojë të pasurit, por zyrtarët parazitë dhe oligarkët e korruptuar”.
Ai drejton një kooperativë të cilën e ka kthyer në kompaninë më fitimprurëse në të gjithë vendin dhe kështu ka mundur të ndërtojë një “ishull të socializmit” sipas tipit të kooperativës së Leninit, dhe me fitimet e saj ka ndërtuar një poliklinikë, një shërbim infiermierie dhe një shkollë, si dhe një kishë. Po ashtu ai nuk është anëtar i Partisë Komuniste. Dhe është larguar nga partia se nuk duronte grindjet e rrymave të ndryshme në parti.
Ai ndërkohë është një kandidat i përzgjedhur nga vetë Putini.
E vetmja kritikë që i ka bërë Putinit gjatë fushatës kur e pyetën se “përse Putinit harxhon shuma të mëdha parash për armatime” ai iu përgjigj se “më e rëndësishmja është nafta, pastaj armët”…
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...