Kundërshtari i Kosovës bëhet me trajner të ri
Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 14 May 2019
Kombëtarja bullgare e ka emëruar përzgjedhësin e ri. Bëhet fjalë për trajnerin Krasimir Balakov, dikur ish-futbollist i njohur bullgar. Kosova do të përballet me bullgarët më 10 qershor në kualifikimet e Evropianit 2020
Bullgaria është bërë me trajner te ri.
Kombëtaren bullgare, kundërshtare e Kosovës në kualifikimet e Evropianit 2020, tash e tutje do ta udhëheqë trajneri Krasimir Balakov, dikur mesfushor i njohur bullgar.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën Federata Bullgare e Futbollit (BFU)
Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Stuttgartit ka qenë njëri prej lojtarëve kyç që ekipi bullgar shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit 1994.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të vitit 2021.
“AI është njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të kohës tonë”, ka thënë presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit, Borislav Mihaylov.
“Një njeri që beson në futbollin bullgar dhe në Kombëtaren bullgare”, ka shtuar në konferencë për shtyp ish-portieri i njohur bullgar.
Balakov, 53 vjeç do ta pasojë ish-bashkëlojtarin e tij Petar Hubchev, i cili befasisht u largua pas dy ndeshjeve të para të Bullgarisë, kundër Malit të Zi dhe Kosovës në Grupin A të Evropianit 2020.
“Të jem trajner i ekipit kombëtar është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe për mua. E mora vendimin shumë shpejtë”, ka thënë Balakov.
Ai do ta ketë ndeshjen e parë në krye të Bullgarisë më 7 qershor kundër Republikës Çeke, ndërsa atë të dytë do ta zhvillojë me Kosovën më 10 qershor.
Të tjera
-
“Fundi i koalicionit nuk është fundi i botës”/ Orë dramatike në Gjermani pasi Scholz humbi shumicën brenda koalicionit
Presidenti i Gjermanisë e quajti “krizë politike që duhet dhe do ta lëmë pas”...
-
“Vala” shtrenjton çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
Telekomi i Kosovës këto ditë ka ngritur çmimet për pakot e kombinuara Prepaid...
-
Haxhiu në Turqi viziton shërbimin korrektues, diskuton për menaxhim më të mirë të burgjeve
Në përfundim të vizitës së saj zyrtare, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxh...
-
LDK-ja çon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik
Lidhja Demokratike e Kosovës, do e çojë sot në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin p...
-
Policia gjen drọgë në shtëpinë e një gjilanasi, e arreston dhe ndalon për 48 orë
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 632 gramë substancë të dyshuar na...
-
Kafeneja në Beograd vendos foton e Trumpit: “Fotografohuni dhe bëjini tag Kurtit”
Kafeneja “Pavle Korçagin” në Beograd ka vendosur një poster të Donald Trumpit...
-
Rutte: Meritë e Trumpit që shtetet e NATO-s kanë rritur investimet për mbrojtje
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se është meritë e pre...
-
Aksidenti te pompa në Prishtinë, policia jep detaje
Një grua ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit që ka ndodhurrreth orës 13:...
-
Vetura përplaset brenda një pompe derivatesh në Prishtinë
Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një pompë derivatesh në lagje...
-
Nga Elon Musk te Mike Pompeo dhe Grenell, emrat e përfolur në kabinetin Trump
Gjatë fushatës së tij, Donald Trump bëri disa premtime – disa më konkrete se ...
-
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Kandidatja për komisare për zgjerim, Marta Kos ka paralajmëruar mundësinë që ...
-
BE: Qeveria nuk mund t’ia bartë komunave përgjegjësitë për Asociacionin
Bashkimi Evropian tha se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë Statutin e Aso...