Lajme

Kumnova dorëzon kallëzim penal ndaj Veljko Odalloviqit, i dyshuar për disa krime në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 18 September 2023

Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ndaj Veljko Odalloviqit, i cili gjatë kohës së luftës mbante pozitën e kryetarit të Qarkut të Kosovës.

Kumnova po ashtu ka njoftuar se Veljko Odalloviq aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur.

“Veljko Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i Qarkut të Kosovës dhe aktualisht mban pozitën e kryetarit të Komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

-Advertisement-

Në reagimin e bërë, ajo ka shkruar se Odalloviq duhet të jep përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë.

“Veljko Odalloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, thekson ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera