Lajme

Kultivonte kanabis në oborrin e tij, arrestohet gjilanasi

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 18 May 2022

Një person është arrestuar të martën në fshatin Zhegër të Gjilanit, për shkak se në oborrin e tij është gjetur një bimë narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se bima e sekuestruar ishte e llojit Kanabis Sativa dhe kishte gjatësi 120 cm.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori.

-Advertisement-

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera