Lajme

“Kuku për neve”: Flet pronari i qendrës ku një moshuar u rrah nga infermierja

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 November 2022

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, ka folur në lidhje me rrahjen e të moshuarës nga disa inferemiere.

Rasaj i cili jeton në Zvicër, ka shprehur dëshpërimin e tij për ngjarjen e ndodhur.

“Kuku për neve, çka ko me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah,” deklaroi Rasaj për Nacionalen.

-Advertisement-

Rasaj ka bërë të ditur se aktualisht është me hetuesit dhe avokatët. Ai ka theksuar se punëtoret janë përjashtuar menjëherë nga puna, dhe ato janë në Stacionin e Policisë.

“Në ora 7 do të kemi deklaratë. Tani jemi me hetuesi e me avokatë. Ato motrat janë përjashtuar nga puna, faktikisht janë në Polici. Në ora 19:00 do të jepim deklaratë. Nëse keni interes mundeni me ardhë. Ne do të jepim vetëm një deklaratë të shkurtër,” – deklaroi Rasaj për Nacionalen.

Ai konfirmoi se është pronar i kësaj qendre që nga themelimi i saj.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Infokus se janë arrestuar dy të dyshuarat në lidhje me rastin e keqtrajtimit të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

“Po po, janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar. Dy punëtore te asaj shtëpie të pleqve”, ka thënë Gashi.

Derisa nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar se të dyshuara janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera