Lajme

Kuka: Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës, këto vërshime janë me dhembje për të gjithë ne

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 25 June 2023

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas vërshimeve të djeshme në qytetin e Pejës, ku një si pasojë ka vdekur një nënë dhe një fëmijë 5 vjecar, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto vërshime I kanë bërë me dhembje të gjithë e ka bërë apel ekipeve të emergjencës që të fillojnë qysh sot me ndihmë qytetarëve kudo që kanë depërtuar vërshimet.

“Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës! Mbramë qyteti ynë u trondit nga një kohë e cila shumë lagje i ka sjell në gjendjen çfarë po shihni në foto! Që të jetë gjendja edhe më e trishtë një nanë e re me fëmiun e saj 5 vjeçar u gëlltit pamëshirshëm në lagjen tonë duke i ba këto vërshime me dhembje për të gjithë ne! Apel ekipeve të emergjencës që me urgjencë të fillojnë qysh sot të u vijnë në ndihmë qytetarëve kudo që vërshimet kanë depërtuar. Përndryshe shumë lagje po përballen me shumë probleme dhe koha nuk pret,sot spo shoh ende asnjē lēvize ende pērkundër që është mëngjes i hershem. Peja ka nevoj urgjente që të rimëkëmbet,shumë lagje janë sot në mëngjes duke u përball me mungesa nga më të ndryshmet,rrymë,ujë e shumë probleme tjera!”, ka shkruar Kuka./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera