Lajme

Kujtim Shala kandidat për president, reagon LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 11 January 2020

Në media gjatë ditës është përmendur emri i deputetit Kujtim Shala si propozim i mundshëm i LDK’së për president.

Megjithatë një gjë të tillë e kanë mohuar nga partia që drejton Isa Mustafa.

LDK i ka cilësuar ai spekulime, duke treguar se nuk do të japin emër deri të vijë koha për zgjedhjen e të parit të shtetit.

-Advertisement-

“Raportimet për cilindo emër kinse të propozuar nga LDK-ja për President janë spekulime të pavërteta. LDK-ja nuk jep emër për President derisa nuk vjen koha e zgjedhjes së Presidentit” thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Posti i presidentit për një kohë të gjatë ka qenë shkaktar i mos arritjes së koalicionit në mes të VV’së dhe LDK’së.

Nga LVV nuk pranonin që t’I premtonin votat për kandidatin e LDK’së pa e ditur emrin, ndërkohë nga partia e Mustafës insistonin se emrin e tregojnë kur të vie koha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera