Rozë

Kujt ia ka dhënë puthjen e parë Meghan Markle?

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 29 March 2018

Disa ditë e ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e jetës së saj, e pavarësisht kësaj telashet për të nuk kanë të sosur.

Bëhet fjalë për dukeshën e ardhshme, Meghan Markle, e cila pas publikimit të fotove me pistoletë dhe të brendshme, tashme i duhet të japë llogari edhe për puthjen e saj të parë.

DailyMail ka zbuluar se Meghan e ka dhuruar puthjen e parë në moshën 13-vjeçare, dhe djali me të cilin ajo është puthur quhet Joshua Silverstein.

-Advertisement-

Por sot pas shumë vitesh, media prestigjoze ka zbuluar se ish i dashuri i Meghan është një personazh i njohur, dhe se ata janë njohur gjatë pushimeve verore.

Gjatë një intervistë dhënë për mediat, Joshua, ka dhënë detaje rreth lidhjes së tij me dukeshën e ardhshme: “Isha 13 vjeç. Së bashku me Meghan ishim në një kamp veror për të kaluar pushimet dhe aty u puthëm”.

Fjalët e Joshua bien ndesh me ato të Meghan, e cila gjatë një intervistë dhënë në vitin 2013, ishte shprehur se nuk e mbante mënd kur e kishte dhënë puthjen e parë.

MailOnline ka mundur të zbulojë se Joshua Silverstein është sot një yll i madh në SHBA, një aktor dhe komedian, i cilësuar si një ndër më të talentuarit në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera