Lajme

Kujdestarja e Mbretërëshës me të famshme vrasëse seriale, u preu fytin fëmijëve të saj

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 16 October 2017

Mbretëresha Victoria përzgjodhi Mary Ann Brough si kujdestaren e besuar të djalit të saj, Eduardit dhe ajo ishte infermierja kryesore që e ndihmoi të lindte.
Por mësohet se infermierja e zgjedhur nga Mbretëresha e famshme si kujdestare për Princin ishte një vrasëse seriale.

Mary-t iu dha roli që të kujdesej për fëmijën më të rëndësishëm në Britani, Princin e Uellsit dhe trashëgimtarin e fronit.

Disa vjet pasi puna e saj si infermiere mbretërore kishte mbaruar, Brough vrau gjashtë fëmijët e saj dhe pastaj u përpoq të vetëvritej në shtëpinë e saj në Surrey.

-Advertisement-

Në vitin 1854, Brough përdori briskun e burrit të saj për tu prerë fytin e gjashtë fëmijëve të saj, Georgianas 11-vjeçare, Uilliamit tetëvjeçare, shtatë vjeçarit Carry, binjakëve katërvjeçar Harriet dhe Henry dhe njëvjeçarit Xhorxh.

Gjyqi i vrasjes që pasoi shkaktoi një skandal në të gjithë kombin pushtoi titujt e gazetave në mbarë botën.

Të gjithe flisnin për infermiere e besuar të Mbretëreshës që doli të ishte vrasëse seriale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera