Lajme

Kujdes: Të shtunën në Prishtinë testohen alarmet e qytetit

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 03 March 2022

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka treguar se kur do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë njoftim të kësaj komune thuhet se testimi do të bëhet të shtunën në ora 12:05.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

-Advertisement-

Ndryshe, testimi i Sistemit të Alarmit Publik bëhet vitin e kaluar ishte bërë në muajin prill./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera