Lajme

KUJDES: Qarkullim i madh i parave false në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 01 November 2022

Policia e Kosovës përmes raportin 24 orësh të njoftuar për tre raste ku janë përdorur paratë false në vendin tonë, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Ferizajt.

Rastin e parë e ka raportuar një person ku ka deklaruar se një person kishte bërë një pagesë me një kartëmonedhë në vlerë të 100 eurove që dyshohet të jetë e falsifikuar.

-Advertisement-

“Prishtinë 31.10.2022 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bërë një pagesë me një kartëmonedhë me vlerë rreth 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar si provë materiale. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti tjetër po ashtu është i raportuar në rajonin e Prishtinës ku një burrë kishte njoftuar policinë se ksihte hasur në një kartëmonedhë prej 50 eurove të falsifikuar.

“Prishtinë 28.10.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte hasur në një monedhë prej 50 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

E ndërsa rasti i tretë që është raportuar në Ferizaj, është njoftuar se disa persona të panjohur kanë deponuar para të falsifikuar duke mos e cekur vlerën e saktë.
“Hani i Elezit 31.10.2022 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndryshe Gazeta Infokus ka raportuar se plotë 1 mijë e 389 raste janë raportuar vetëm në Policinë e Kosovës në dy vitet e fundit në vend për “Falsifikim të parave”./Gazeta Infokus/

KUJDES| Kosova në hall me paratë false: Sa raste u raportuan në polici për dy vite?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera