Kujdes nga depresioni, ja si ndikon ai tek zemra
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/11/1441361729depresion.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:24 | 09 November 2019
Shpesh njerëzit e perceptojnë depresionin si një çrregullim emocional që ndikon vetëm tek humori dhe tek mendja. Kjo është pjesërisht e vërtetë.
Ekspertët më në zë të kësaj fushe, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se depresioni përmban shumë aspekte fizike të dëmshme siç janë niveli i ulët i energjisë dhe drobitja e fortë.
Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, ekspertët rekomandojnë trajtimin e aspektit emocional por edhe fizik të depresionit sepse të dyja prekin fort cilësinë e jetës.
Depresioni jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma emocionale. Simptomat fizike të depresionit janë të shumta siç janë luhajtjet në regjimin e gjumit, mungesë oreksi dhe rënie të energjisë.
Përpos tyre, njeriu vuan edhe nga dhimbjet e kokës ose të shpinës. Disa njerëz përjetojnë edhe ndryshime në peshën e tyre.
Këto simptoma shfaqen sepse depresioni ndikon në disa zona të caktuara të trurit që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon organizmi.
Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga dhimbja kronike.
Njerëzit e prekur nga depresioni kanë mungesa të thella të gjumit, por nga ana tjetër, ata janë tepër të drobitur dhe duan të flenë më shumë.
Si Ndikon Depresioni Tek Shëndeti i Zemrës
Siç e thamë edhe më lart, depresioni ndikon tek i gjithë trupi dhe jo vetëm truri. Ai shkakton një inflamacion të shkallës së ulët që bllokon enët e gjakut. Depresioni nxit edhe prodhimin e hormoneve të stresit duke zbehur reagimin e zemrës kur kërkon më shumë gjak.
Këto hormone aktivizojnë disa fragmente qelizore që grumbullohen dhe ngjiten me njëra tjetër duke bllokuar qarkullimin e gjakut e rrezikuar shëndetin e zemrës. Pëveç ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe trajtimit me barna të depresionit të rekomanduara nga mjeku, ekspertët rekomandojnë edhe përdorimin e bimëve mjekësore të caktuara që qetësojnë shpirtin, mendjen dhe për pasojë edhe organizmin plotësisht.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/shkolla-finlandeze-impact-780x4391-1.jpg)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...