Lajme

Kujdes në trafik, viti i ri shkollor po fillon!

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 03 September 2017

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, në periudhën janar-korrik 2017, nga aksidentet në trafik kanë humbur jetën 71 persona dhe mbi 7,206 të tjerë janë lënduar.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë në trafik, aksidentet e kësaj vere, por edhe fillimin e vitit shkollor ku trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurtë për fëmijët, Policia e Kosovës, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS),  kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

“Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, iu drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike, që gjatë lëvizjes të tyre në rrugë të janë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut dhe duke qenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për prezencën dhe lëvizjen e pjesëmarrësve tjerë në rrugë. Veçanërisht në mjedise shkollash, të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas. Nga fëmijët kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grupe”, thuhet në një komunikatë të përbashkët.

-Advertisement-

Meqenëse ende mungon edukimi i mirëfilltë i fëmijëve për sjellje të duhur në trafik, ekspertët e këtyre institucioneve në bazë të hulumtimeve të deritashme të zhvilluara me nxënës në shkollat e vendit lidhur me sigurinë e fëmijëve në rrugë, japin disa udhëzime dhe rekomandime me masa konkrete për prindërit dhe fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor:

Udhëzohen prindërit që gjithmonë të shoqërojnë fëmijët nën moshën 10 vjeçare nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas, përveç kur shkolla gjendet fare në afërsi dhe fëmijët nuk kanë për të kaluar asnjë rrugë.

 Prindërit duhet të sigurohen se fëmijët e tyre i njohin rregullat e lëvizjes së sigurt në rrugë dhe të sigurohen se ata i njohin shenjat e trafikut që u përkasin atyre.

Shoqërimi i fëmijëve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas duhet të bëhet përderisa prindërit të sigurohen se fëmijët e njohin mjaftueshëm rrugën dhe i praktikojnë në tërësi udhëzimet duke lëvizur të sigurtë.

Prindërit duhet t’i udhëzojnë fëmijët që të përdorin të njëjtën rrugë çdo ditë dhe të shmangin shkurtesat dhe kryqëzimet e panevojshme, parkingjet, etj.

Fëmijët duhet të kanë veshje komode për të lëvizur lirshëm (jo veshje që kufizojnë lëvizjen e tyre). Mundësisht fëmijëve të ju vendosen në çanta ose në veshje të jashtme të trupit shirita fluoreshentë (shëndritshme) për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Udhëzoni dhe mësoni fëmijët që mos të lëvizin në rrugë ndërmjet automjeteve të parkuara,  vend punishteve ose pengesave tjera në rrugë.

Udhëzohen prindërit që të marrin nga mësuesit ose kujdestarët orarin e saktë të fillimit dhe mbarimit të mësimit dhe për çdo ditë të monitorojnë kohën dhe sigurinë e lëvizjes së fëmijëve.  

Gjithmonë udhëzoni dhe mësoni fëmijët se gjatë kalimit të rrugës patjetër duhet shikuar në të dyja anët e rrugës para se të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Të mos kalojnë rrugën edhe kur në semafor kanë shenjën e ndezur për kalim të lirë, pa i shikuar sërish të dy anët e rrugës dhe pasi të sigurohen atëherë të kalojnë në anën tjetër të rrugës.

Fëmijët duhet të udhëzohen dhe mësohen të mos ndalojnë rrugës dhe nëse ata ndihen të pasigurt të kërkojnë ndihmë nga të rriturit.

Prindërit te sigurohen qe transportimi i fëmijëve te tyre, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt nga kombibusët e licencuar dhe mjetet tjera motorike. 

Fare në fund, luten të gjithë prindërit që të mos bllokojnë me automjetet e tyre hyrje daljet e shkollave kur ata shkojnë për të shoqëruar fëmijët. Udhëzohen prindërit që automjetet e tyre t’i parkojnë më larg shkollës dhe të ecin deri te shkolla, në të kundërtën përveç që vazhdimisht bllokojnë rrugët në afërsi të shkollave ata pa dashje rrezikojnë edhe sigurinë e nxënësve”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera