Shëndetësi

Kujdes, mos përdorni maska për fëmijēt nën moshën…

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 27 May 2020

Vendosja e maskave është bërë e zakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit, por ato nuk duhet të përdoren nga fëmijët nën moshën dy vjeç.

Sipas mediave të hug, udhëzimet nga Shoqata e Pediatrisë në Japoni, paralajmërojnë prindërit të mos u vendosin maska foshnjave, sepse mund të paraqesin rreziqe të ndryshme.

“Është e mundur që maskat mund të vështirësojnë frymëmarrjen e foshnjave dhe të rrisin rreziqet e temperaturës”, thuhet në broshurë.

-Advertisement-

“Foshnjat kanë rrugë të ngushta ajrore dhe maska mund ta bëjë më të vështirë frymëmarrjen, duke rritur ngarkesën në mushkëri”, shton udhëzimi.

Shoqata konkludon se fëmijët janë me rrezik relativisht të ulët nga infeksionet e koronavirusit, dhe maskat nuk janë të nevojshme për foshnjat nën moshën dy vjeç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera