Sport

Kujdes kolegë, ka rrezik të raportosh nga fusha e blertë! Gazetarja i “vë flakën” rrjetit (video)

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 10 May 2019

Sezoni i Arsenalit tani është i varur te triumfi në “Europa League”. Pas barazimit 1-1 në shtëpi, me Brighton, në fundjavë, shanset e “Topçinjve të Londrës” për ta mbyllur Premier League në katër vendet e para janë fare të pakta. Skuadra e Unai Emery e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Europa League” në shtëpi, kundër Valencia, me rezultatin 3-1, por të gjithë prisnin që kthimi me spanjollët të ishte shumë më i ashpër. Në fakt, nuk ndodhi kështu, sepse londinezët fituan edhe në “Mestalla” 4-2.

Për ta relaksuar disi situatën para një sfide të tillë vendimtare shërbyen pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, që u bënë sa hap e mbyll sytë “virale”. Bëhet fjalë për një gazetare sportive, e cila po raportonte “live” nga pista e stadiumit, ndërkohë që pas saj lojtarët po bënin nxehjen. Topi devijohet nga një futbollist dhe e godet në kokë gazetaren, e cila frikësohet me të drejtë. Për të qeshur dhe për të qarë, njëkohësisht. Natyrisht, një rast edhe për t’iu kujtuar kolegëve tanë që të bëjnë kujdes kur raportojnë nga “mejdani i blertë”. Nuk është kaq e lehtë, sa duket, sidomos gjatë nxehjes së skuadrave para ndeshjeve…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera